FAQJA ME INFORMACIONE INFORMACIONE PËR AZILKËRKUESIN I DASHUR AZILKËRKUES Keni kërkuar mbrojtje ndërkombëtare nga Finlanda, ҫka nënkupton azil ose lejeqëndrim për shkak të mbrojtjes. Mund të përfitoni mbrojtje ndërkombëtare nëse keni nevojë për mbrojtje sepse në atdheun tuaj ju janë cënuar të drejtat e njeriut ose sepse nuk mund të ktheheni në atdhe për shkak të situatës së sigurisë. Nëse keni ndonjë arsye tjetër për lejeqëndrim, atëherë kërkoni lejeqëndrim nëpërmjet një formulari të veҫantë. Arsye të tjera janë për shembull, lidhja familjare, puna ose studimi. Zyra e Migracionit vendos për kërkesën tuaj për lejeqëndrim së bashku me kërkesën tuaj për azil, nëse nga shqyrtimi i përbashkët nuk shkaktohen vonesa të dëmshme. KJO ËSHTË ECURIA E KËRKESËS PËR AZIL 1. Mund të kërkoni azil nëse keni arsye të forta për t'u frikësuar që të ktheheni në atdhe për shkak të përndjekjes. 2. Duhet të udhëtoni në Finlandë nëse dëshironi të kërkoni azil në Finlandë. Kërkesa për azil nuk mund të bëhet nga jashtë shtetit. Në këtë broshurë tregohet kryesisht për ecurinë e shqyrtimit të kërkesës për azil, si dhe për të drejtat dhe detyrat tuaja. INFORMACIONE TË DOBISHME 3. Kur të mbërrini në Finlandë, njoftoni sa më shpejt zyrtarët e policisë kufitare ose policinë, se dëshironi të kërkoni azil. Zyrtarët, përkthyesit dhe avokati juaj kanë detyrimin e ruajtjes së sekretit profesional. Informacionet e azilkërkimit të individit ruhen sekret për arsye të sigurisë. Për këtë shkak, zyrtarët, për shembull, nuk kontaktojnë me përfaqësinë diplomatike të shtetit tuaj në Finlandë dhe as me zyrtarët në shtetin tuaj. Gjatë procesit të shqyrtimit të lëndës ju keni të drejtë të përdorni përkthyes, që rezervohet nga zyrtari. Nëse keni avokat, luteni të njoftojë sa më shpejt Zyrën e Migracionit mbi faktin që ai do t'ju përfaqësojë ligjërisht. Nëse dëshironi që avokati juaj të marrë pjesë në intervistën për azilkërkim, atëherë, zakonisht, duhet ta financoni vetë shpenzimet e tij. Prania e avokatit në intervistën për azilkërkim bën pjesë e ndihmën ligjore, nëse jeni person i mitur dhe pa kujdestar ligjor në Finlandë ose nëse prania e avokatit është e nevojshme për arsye madhore. Nëse dëshironi mund të konktaktoni ombudsmanin për barazinë. Azilkërkuesve në moshë të mitur dhe të ardhur vetëm, iu caktohet një përfaqësues, i cili mbikqyr interesin e tyre. Ju, avokati dhe përfaqësuesi juaj keni të drejtë të njiheni me dokumentët, që mund të influencojnë ose kanë influencuar në shqyrtimin e lëndës tuaj. Do t'ju kontaktojmë Zyra e Migracionit do t'ju ftojë për të sqaruar arsyet e kërkesës tuaj, pa patur nevojë që ju ta kontaktoni Zyrën e Migracionit. 1.9.2016 Albania Tietoa turvapaikanhakijalle Migri Migri 4. Zyrtari që merr në dorëzim kërkesën tuaj për azil, do të shënojë të dhënat tuaja bazë, do t'ju marrë shenjat e gishtërinjve dhe do të hartojë kontrollet e nevojshme të regjistrimit. 5. Kërkesa juaj përcillet në radhën e kërkesave në Zyrën e Migracionit (Migri) 6. Juve do t'ju dërgojnë të banoni në një qendër të pranimit të refugjatëve. Atje do të prisni ftesën për në intervistën për azilkërkim. 7. Nëse ju keni të drejtën e qëndrimit në një tjetër shtet të sigurt ose nëse një shtet tjetër është përgjegjës për kërkesën tuaj për azilkërkim bazuar në parimin e BE-së për përcaktimin e përgjegjësisë, atëherë Finlanda nuk do ta shqyrtojë lëndën tuaj. 1/5
Kur të kontaktoni me ne për ҫështje pune, përdorni gjithmonë numrin tuaj të klientit. Pasi kërkesës tuaj te Zyra e Migracionit, dorëzoni sa më shpejt dokumentin e udhëtimit, dokumentin e identitetit tuaj dhe të gjitha sqarimet në zotërimin tuaj që mbështetin kërkesën tuaj. Nëse keni dëshmi të mjekut lidhur me gjendjen tuaj shëndetësore, dhe besoni se kjo ka rëndësi për lëndën e azilkërkimit, atëherë dorëzojeni atë te Zyra e Migracionit. Nëse ju janë kërkuar sqarime shtesë, atëherë dorëzoji ato sa më shpejt te Zyra e Migracionit, sapo të keni marrë kërkesën për informacione shtesë. Zbatoni gjithmonë afatin kohor. Për shkaqe siguri nuk mund të japim informacione me telefon mbi kërkesën tuaj, sepse nuk mund të sigurohemi për identitetin e telefonuesit. Me telefon mund të japim vetëm informacione dhe këshilla të përgjithshme mbi ҫështjet e azilkërkimit. Zyra e Migracionit nuk mund të japë informacione për fazën e shqyrtimit të kërkesës tuaj për azil, nëse lënda juaj nuk gjendet atje. Për shembull, në rastin kur keni bërë ankesë kundër vendimit të Zyrës së Migracionit. Mbajini të dhënat tuaja të përditësuara? 8. Migri do t'ju njoftojë për kohën e intervistës për azilkërkim sa më shpejt të jetë e mundur. Ju nuk keni nevojë të pyesni autorietet për kohën e mbajtjes së intervistës. 9. Gjatë procesit të azilkërkimit Migri do të sqarojë identitetin tuaj, itenerarin dhe faktin nëse kërkesa juaj mund të shqyrtohet në Finlandë. 10. Në intervistën për azilkërkim duhet të tregoni sa më detajisht arsyet pse po kërkoni azil. Merrni me vete të gjitha dëshmitë e mundshme që mbështetin vërtetësinë e tregimit tuaj. Gjatë kohës së shqyrtimit të kërkesës tuaj, mund të lëvizni lirisht në Finlandë. Ju duhet të njoftoni për të dhënat tuaja të përditësuara të kontaktit qendrën e pranimit ose Zyrën e Migracionit. Zyrtari mund të vendosë detyrimin për paraqitje dhe mund t'ju kërkojë se si mund t'ju kontaktojë. Nëse nuk mbani kontakte me zyrtarët ose qendrën e pranimit, atëherë kërkesa juaj konsiderohet e pezulluar sepse ju keni hequr dorë nga kërkesa juaj për azil. Nëse dëshiron të anulosh kërkesën tënde për azil, lajmëro për këtë me shkrim drejtorin (ose zëvendësdrejtorin) e Qendrës së pranimit, Drejtorinë e Migracionit, autoritetet kufitare ose policinë. Pas anulimit të kërkesës, Drejtoria e Migracionit sjellë vendimin për shuarjen e lëndës tënde dhe ty mund të të kthejnë nga Finlanda. Në qendrën tuaj të pranimit mund të kërkoni për mbështetje lidhur me kthimin vullnetar në atdhe. Nëse dëshironi të ktheheni në një tjetër shtet dhe jo në atdheun tuaj, atëherë duhet të paraqitni dokumente që dëshmojnë se keni të drejtë qëndrimi në atë shtet. Puna Si azilkërkues mund të punoni me rrogë në Finlandë pa patur nevojë për lejeqëndrim, pasi të kenë kaluar tre muaj që nga data e dorëzimit të kërkesës tuaj për azil, nëse zotëroni një dokument udhëtimi të vlefshëm për kalimin e kufirit. Në raste të tjera mund të punoni pasi të kenë kaluar gjashtë muaj që nga data e dorëzimit të kërkesës për azil. Migri OK X 11. Migri do të sqarojë nëse mund t'ju miratohet mbrojtje ndërkombëtare apo lejeqëndrim për ndonjë arsye tjetër. 12. Zyra e Migracionit ose policia do t ju njoftojë pasi të jetë marrë vendimi. 13. Nëse fitoni mbrojtje ndërkombëtare do të pajiseni me kartën e lejeqëndrimit. Më pas mund të aplikoni për dokument udhëtimi për të huaj ose për pasaportën e të huajit. 14. Nëse ju refuzohet kërkesa, atëherë mund të bëni ankesë në gjykatën administrative. 2/5
HETIMI LIDHUR ME AZILKËRKIMIN Në fazën e parë të hetimit zyrtarët sqarojnë identitetin tuaj, itenerarin e udhëtimit dhe të dhënat në bazë të të cilave vendoset nëse kërkesa juaj do të shqyrtohet. Kur t'ju ftojnë për takim, duhet të paraqiteni. Nëse nuk paraqiteni në takim pa njoftuar arsyen, atëherë mund të merret vendim negativ për lëndën tuaj. Ju keni detyrimin të tregoni gjithҫka për sqarimin e lëndës tuaj. Duhet t'iu përgjigjeni të gjitha pyetjeve dhe të tregoni për ҫështjet që ndikojnë në lëndën tuaj, duke treguar të vërtetën. Dhënia e informacioneve të gabuara te zyrtarët përbën veprim të dënueshëm. Juve ju marrin një fotografi, shenjat e gishtërinjve dhe shenjat e tjera identifikuese. Gjithashtu, për secilin nga gishtat do t ju merren shenjat në rast se më vonë do t ju miratohet kërkesa për lejeqëndrim, për t u vendosur në kartën e lejeqëndrimit. Ju duhet ta plotësoni kërkesën tuaj për azil duke dorëzuar fotografinë tuaj sipas kritereve të fotografive për pasaportë. Merrni me vete një fotografi, kur të shkoni në intervistën për azil. Nëse nuk dorëzoni fotografinë, atëherë do të vonohet shqyrtimi i kërkesës tuaj. Do t ju kërkohen edhe informacionet personale të anëtërëve të familjes tuaj dhe të familjarëve të tjerë. Tregojini me saktësi edhe informacionet lidhur me ata. Kjo ka rëndësi për më vonë, nëse merrni lejen për të qëndruar në Finlandë dhe dëshironi të sillni edhe familjen tuaj këtu. Në intervistën për azil do të sqarohen arsyet pse po kërkoni azil. Juve do t ju pyesin, ndër të tjera, pse nuk mund të kthehni në vendin tuaj dhe cfarë keni frikë se do t ju ndodhë, si dhe nëse keni qenë i përndjekur, nëse jeni trajtuar në mënyrë ҫnjerëzore apo nëse të janë shkelur të drejtat, si janë shfaqur këto dhe cfarë dëshmish keni për të paraqitur në mbështetje të lëndës tuaj. Gjatë intervistës mbahet një procesverbal dhe ju do të merrni një kopje të tij. Gjatë intervistës për azil mund të kërkoni regjistrimin e të dhënave tuaja në sistemin e regjistrimit të popullsisë, që në rast miratimi të lejeqëndrimit, mund të pajiseni me një numër finlandez të identifikimit. Nëse nuk do të përfitoni lejeqëndrim, atëherë të dhënat tuaja nuk do të ruhen në sistemin e regjistrimit të popullsisë dhe nuk do të pajiseni me numër finlandez identifikimi. Mund të kërkoni të regjistroheni duke paraqitur formularin e plotësuar të regjistrimit në intervistën për azil. Formulari gjendet në adresën e internetit www.migri.fi. Qendra juaj e pranimit mund t ju këshillojë më shumë se si mund të bëni kërkesën për regjistrim. Është e rëndësishme që në intervistë të tregoni të gjitha arsyet pse po kërkoni mbrojtje ndërkombëtare. Përgatituni që t i tregoni vetë arsyet, sepse ato nuk do t ju pyeten domosdoshmërisht. Dëshoni me kujdes 15. Nëse do të qëndroni në Finlandë, atëherë do të merrni edhe vendbanimin në komunë. Kjo nënkupton që kur një komunë të jetë e gatshme t'ju mirëpresë, atëherë do të pajiseni edhe me banesë në këtë komunë. 16. Nëse nuk mund të qëndroni në Finlandë, atëherë mund të aplikoni për programin e kthimit vullnetar në atdhe. Nëpërmjet kthimit vullentar mund të përfitoni mbështetje për t'u kthyer në atdheun tuaj. udhëzimet e intervistuesit dhe pyesni menjëherë nëse nuk kuptoni diҫka. Intervista e azilkërkimit mund të zgjasë disa orë. Në rast nevoje ajo mund të vazhdohet edhe një ditë tjetër. VENDMMARRJA NË ZYRËN E MIGRACIONIT Pas hetimit për azil, Zyra e Migracionit vijon me shqyrtimin e lëndës në bazë të dokumentacionit me shkrim. Mund të dorëzoni sqarime të mëtejshme me shkrim mbi lëndën tuaj të azilkërkimit, deri sa të merret vendim mbi kërkesën tuaj. Në intervistën për azil do të merrni edhe një vlerësim për kohëzgjatjen e shqyrtimit të lëndës. Megjithatë vlerësimi është afërmendësh dhe shqyrtimi i një ҫështje të caktuar azili mund të variojë, për shembull, në bazë të dokumentacionit shtesë që dorëzohet. Nëse keni arsye për përshpejtimin e lëndës, atëherë na dërgoni një kërkesë me shkrim ku të argumentoni përshpejtimin e lëndës. Kontaktet nëpërmjet telefonit nuk e përshpejtojnë shqyrtimin e lëndës. Informacione për afatet e shqyrtimit të kërkesave për azil, do të gjeni në adresën tonë të internetit www.migri.fi. Nëse vendimi për kërkesën tuaj zgjat më shumë se gjashtë muaj, Zyra e Migracionit do t ju njoftojë për vonesën. Pas kësaj mund të kërkoni të informoheni me shkrim për arsyen e vonesës dhe afatin e ri se kur mund të jetë vendimi gati. Zyra e Migracionit vendos për kërkesat për azil në bazë të rendit të arritjes së tyre dhe menjëherë sapo të jetë lënda gati për t u marrë vendim. Në pozita të vecanta janë, për shembull, kërkesat për azil të familjeve me fëmijë dhe të fëmijëve të mitur që udhëtojnë vetëm, të cilat zgjidhen më shpejt se kërkesat e tjera. Koha e shqyrtimit të lëndës tuaj nuk duhet krahasuar me 3/5 3/4
kërkesat për azil të të tjerëve, sepse koha e vendimit varet nga shqyrtimi që kërkon lënda. Zyra e Migracionit do të marrë vendim për kërkesën tuaj për azil duke u bazuar në të gjitha sqarimet që lidhen me ҫështjen. Vendimi do të mbështetet në informacionet që keni dhënë dhe në sqarimet e mëtejshme që keni paraqitur ose që zyrtarët kanë arritur të gjejnë. Në rast nevoje do t ju rezervohet një mundësi për të dhënë mendimin tuaj për informacionet shtesë që kanë marrë zyrtarët. Në zgjidhjen e lëndës ndikojnë në mënyrë vendimtare shteti ku keni banuar dhe informacionet që merren lidhur me të drejtat e njeriut në atë vend. Bashkë me kërkesën për azil, do të shqyrtohet edhe nëse mund të përfitoni lejeqëndrim për arsye humanitare, për arsye se nuk mund të largoheni nga vendi ose si viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore. Pasi të merret vendimi për kërkesën tuaj, Zyra e Migracionit ose policia do t ju komunikojnë vendimin dhe në rast nevoje, do të thërrasë edhe përkthyesin. Zyrtari do t'ju kontaktojë për komunikimin e vendimit dhe nuk ka nevojë që ju ta kontaktoni atë. VENDIMI POZITIV Ju mund të rrini në Finlandë, nëse ju miratohet mbrojtje ndërkombëtare ose lejeqëndrim për ndonjë tjetër arsye. Ju do të përfitoni azil nëse keni arsye për të patur frikë për t u kthyet në atdheun tuaj për shkak të persekutimit në bazë të origjinës, fesë, kombësisë, pjesëmarrjes në një grup të caktuar të shoqërisë ose për arsye të mendimeve tuaja politike. Nëse fitoni azil, atëherë ju përfitoni statusin e refugjatit në Finlandë. Nëse nuk përfitoni azil, atëherë mund të merrni lejeqëndrim për shkak të mbrojtjes, nëse në atdheun tuaj kërcënoheni nga vendimi me vdekje ose ekzekutimi, nëse kërcënoheni nga tortura ose ndonjë trajtim tjetër ҫnjerëzor apo dënim, dhe nuk mund të ktheheni në atdheun tuaj për shkak të një konflikti të armatosur në vend. Në këtë rast ju përfitoni statusin e të mbrojturit në Finlandë. Nëse përfitoni lejeqëndrim në Finlandë, atëherë bashkë me vendimin do t ju jepet edhe karta e lejeqëndrimit, që është në fuqi sa edhe lejeqëndrimi juaj. Në cipin e kartës së lejeqëndrimit do të ruhen, ndërt të tjera, fotografia e fytyrës tuaj, të dhënat personale dhe shenjat e gishtërinjve. Nëse përfitoni azil, atëherë mund të kërkoni dokumentin e udhëtimit të refugjatit. Nëse përfitoni lejeqëndrim për shkak të mbrojtjes, atëherë mund të bëni kërkesë për pasaportën e të huajve. VENDIMI NEGATIV Kërkesa juaj refuzohet nëse nuk ke nevojë për ndihmë ndërkombëtare dhe nuk mund t'ju miratohet lejeqëndrimi në Finlandë. Njëkohësisht, në të tilla raste jepet vendimi edhe për deportim ose largim nga vendi. Zakonisht, juve ju jepet kohë për t'u larguar vullnetarisht, gjatë së cilës duhet të largoheni nga Finlanda. Nëse nuk ju ofrohet mundësia e kthimit vullnetar ose nuk largoheni nga Finlanda gjatë kohës së kthimit vullnetar, atëherë mund t'ju vendoset ndalesa për të hyrë në vend, që mund të përfshijë të gjitha shtetet e zonës së Shengenit. Nëse kërkesa juaj refuzohet, ajo mund të konsiderohet si e pabazë, për shembull, nëse arsyeja për azil nuk përbën shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut, atëherë ju e keni keqpërdorur procesin e azilkërkimit ose keni ardhur nga një shtet (atdheu juaj) që është i sigurt. Në këtë rast nuk ju ofrohet koha e kthimit vullnetar dhe mund t'ju vendosin ndalesë për të hyrë në vend. Nëse kërkesa juaj konsiderohet si e pabazë, juve mund t'ju largojnë nga Finlanda, shtatë ditë që nga dita e informimit për vendimin. Mund të merrni mbështetje për kthimin vullnetar, në qendrën e pranimit tuaj. KËRKESA JUAJ NUK SHQYRTOHET Kërkesa juaj nuk shqyrtohet vetvetiu. Në rast të tillë nuk merret as vendim pozitiv dhe as negativ. Ju nuk keni të drejtë të ankoheni për shtetin që shqyrton kërkesën tuaj për azil. Shtetet e BE-së * dhe Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra janë dakordësuar se cili shtet është përgjegjës për shqyrtimin e kërkesës për azil. Kërkesa për azil që keni bërë në Finlandë mund të transferohet për shqyrtim në tjetër shtet, ndër të tjera, edhe kur shteti tjetër është përgjegjës për shqyrtimin e kërkesës tuaj. Përgjegjësia mund të bazohet në faktin që, ju keni atje anëtarë të familjes tuaj ju keni lejeqëndrim ose vizë të atij shteti keni ardhur në Finlandë nga ai shtet, ose keni kërkuar më herët azil në atë shtet Në këtë rast Zyra e Migracionit nuk e merr në shqyrtim kërkesën tuaj por ju kthen në atë shtet, që do të shqyrtojë kërkesën tuaj për azil. Kërkesa për azil nuk shqyrtohet as në rastin kur keni marrë mbrojtje ndërkombëtare nga një tjetër shtet i sigurt keni ardhur nga një tjetër shtet i sigurt, nga ku kishit mundësinë për të kërkuar mbrojtje ndërkombëtare. 4/4 4/5
Nëse kërkesa juaj nuk shqyrtohet, juve nuk do të ftoheni në intervistën për azil në Zyrën e Migracionit. Mund t'i tregoni zyrtarëve arsyet pse kërkesa juaj duhet shqyrtuar në Finlandë. Nëse kërkesa juaj nuk merret në shqyrtim, juve nuk ju ofrohet koha për kthim vullnetar. Zakonisht, juve do t'ju caktohet një ndalesë për të hyrë në shtet. Në disa raste juve mund të deportoheni nga Finlanda para se ankesa juaj të merret në shqyrtim. Në vendim tregohet se si mund të vihet në zbatim vendimi për deport. *) Shtetet anëtare të Bashkimit Europian, përveҫ Finlandës, janë edhe Holanda, Belgjika, Bullgaria, Spanja, Irlanda, Britania e Madhe, Italia, Austria, Greqia, Kroacia, Qipro, Letonia, Letuania, Luksemburgu, Malta, Portugalia, Polonia, Franca, Rumania, Suedia, Gjermania, Sllovakia, Sllovenia, Ҫekia, Danimarka, Hungaria dhe Estonia. A JENI I PAKËNAQUR ME VENDIMIN E ZYRËS SË MIGRACIONIT? Nëse jeni i pakënaqur me vendimin e Zyrës së Migracionit lidhur me kërkesën tuaj për azil, atëherë mund të ankoheni duke kërkuar ndryshim të tij në gjykatën administrative. Vendimin e gjykatës administrative mund ta apeloni sërish në gjykatën e lartë administrative, nëse ju miratohet leja për ankesë. Nëse mund t'ju largojnë nga Finlanda para se të merret vendimi për ankesën tuaj, atëherë mund të kërkoni në gjykatën administrative anullimin e vendimit për deport. Në vendim tregohet se kur mund të zbatohet vendimi për deport, pra kur policia mund t'ju largojë nga shteti. Ankesa për në gjykatën administrative duhet bërë brenda 21 ditësh dhe ankesa në gjykatën e lartë brenda 14 ditësh që nga data kur jeni informuar për vendimin. Lutja për ndalim të ekzekutimit të vendimit duhet bërë brenda 7 ditësh. Bashkëngjitur me vendimin do të merrni edhe udhëzimet për ankesë. Nëse dëshironi të ankoheni duhet të kërkoni ndihmë ligjore. Ndihmë ligjore ofrojnë zyrat e ndihmës ligjore, zyrat e avokatëve dhe avokatët. Qendra juaj e pranimit të refugjatëve ju këshillon dhe ndihmon në marrjen e ndihmës ligjore. RIKËRKESA Me rikërkesë nënkuptohet kërkesa që bëni menjëherë sapo është marrë vendim përfundimtar për kërkesën tuaj të mëparshme. Nëse keni bërë rikërkesë dhe situata juaj nuk ka ndryrshuar nga situata për të cilën u mor vendimi i mëparshëm, atëherë kërkesa juaj nuk merret në shqyrtim. Nëse bëni sërish tjetër rikërkesë, atëherë nuk mund të qëndroni në Finlandë gjatë shqyrtimit të kërkesës tuaj aktuale. Nëse vendimi i kërkesës tuaj të mëparshme është në shqyrtim në gjykatën administrative, atëherë nuk mund të bëni kërkesë të re. Ju duhet t'i paraqitni të dhënat e reja në gjykatën administrative, që ato të merren parasysh në lëndën e ankesës tuaj. Nëse anulloni akesën tuaj dhe bëni një kërkesë të re, kjo nuk ndalon deportin tuaj bazuar në vendimin e mëparshëm. Nëse afati i ankesës ndaj vendimit të Zyrës së Migracionit nuk ka përfunduar ende, atëherë ja vlen të ankoheni kundër vendimit se sa të bëni kërkesës të re. SHËRBIMET E MIRËSEARDHJES Juve do t'ju ofrohet strehim në qendrën e pranimit dhe do t'ju pagohet pagesa e mirëseardhjes, nëse nuk keni të ardhura të paguani për jetesën. Në rast nevoje juve do t'ju rezervohen shërbimet shëndetësore nëpërmjet qendrës së pranimit. Ju duhet të merrni pjesë në aktivitetet e punës dhe mësimore të organizuara nga qendra e pranimit, nëse nuk keni arsye të argumentuara për t'i refuzuar. Fëmijët kanë të drejtë për shkollim falas. Gjatë banimit në qendrën e pranimit ju duhet të zbatoni rregullat e qendrës. Informacione më të detajuara për shërbimet në qendrën e pranimit do të merrni në qendrën e banimit. 5/5
INFORMACIONET E KONTAKTIT Maahanmuuttovirasto (Zyra e Migracionit) PL 18, 00581 Helsinki tel. 0295 419 600 Numri i shërbimit për këtë ҫështje: 0295 419 627, e martë e enjte ora 10 11 Yhdenvertaisuusvaltuutetun toimisto (Zyra e ombudsmanit për barazinë) PL 24 00023 Valtioneuvosto Numri i shërbimit për klientin: 0295 666 817 www.syrjinta.fi Kidutettujen kuntoutuskeskus (Qendra e rehabilitimit për njerëzit e torturuar) Helsingin Diakonissalaitos (Departamenti i Dhjakonisë së Helsinkit) Mäkelänkatu 58 60 00510 Helsinki tel. (09) 7750 4584 www.hdl.fi Suomen Mielenterveysseura (Shoqata për shëndetin mendor, Finlandë) SOS-kriisikeskus (Qendra SOS e krizave) Maistraatinportti 4 A, 4. krs 00240 Helsinki tel. (09) 4135 0510 www.mielenterveysseura.fi YK:n pakolaisasiain päävaltuutetun lähin aluetoimisto (Zyra lokale e komisionerit për ҫështjet e refugjatëve tw OKB-së) UNHCR Ynglingagatan 14, 6 tr S-113 47 Stockholm Sverige (Suedi) tel. +46 8 457 48 80 www.unhcr.org Työsuojelupiirit (Rrethet e mbrojtjes në punë) Shih informacionet e kontaktit www.tyosuojelu.fi 6/4