Mirëse vini në Finland 1 (10) Mirë se vini në Finland Kjo broshurë i dedikohet të gjithë lexuesve të cilët dëshirojn te kenë një pasqyrë të përgjithëshme rreth Republikës së Finlandës. Me anë të kësaj broshure jemi munduar që ti nxjerrim të gjitha elementet bazë për njohjën e gjërave kryesore që e karakterizon një shtet të zhvilluar sikurse që është Finlanda. 1. Hyrja 2. Provincat 3. Historia 4. Arti dhe Kultura 5. Gjeografia 6. Popullsia 7. Qeveria 8. Ekonomia 9. Telekomunikacioni 10. Transporti 11. Turizmi 12. Shoqëria 13. Emigrantet 14. Burimet FINLAND Mirëse vini në Finland Hyrja Mirësevini në Finland! Finlanda është një vend i kontrasteve interesante, të tilla si katër stinët e vitit, dielli në mesnatë dhe errësira e dimrit, vendet urbane dhe rurale etj. Gjatë fluturimit, përshtypja e para që ju mund të keni është se ka shumë pyje me liqene të shumta dhe qytete të vogla në mes. Kjo është një lloj surprize kur arrini në në Helsinki për të parë se aeroporti është aq moderne dhe efikas. Jo një arush polare në horizont. Kjo është me të vërtetë e mahnitshme se çdo sezon sa unik mund të jetë. Katër herë në vit, natyra ndryshon uniformen e saj plotësisht, ngjyra, drita, temperatura, tingujt dhe erën. Çdo gjë ndryshon në një mënyrë të tillë që shumë rrallë ndodh në vendet tjera. Finlandezët janë konsideruar gjithashtu të jetë të ftohtë, pak të qetë dhe të rezervuar. Megjithatë, ata janë në të vërtetë të ngrohtë, miqësor, dhe njerëz të ndershëm sidomos sapo të filloni ti njihni më shumë. Sa i përket historisë Finlanda nuk ka pasur ndonje emërtim të posaqem por historia e saj lidhet ngusht me historin e shtetëve skandinave dhe deri në vitin 1808 ka qenë e administruar nga Suedia ndërsa prej 1 808-1917 ka qenë krahin e Rusisë. Kqyeqyteti i Finlandës është Helsinki me mbi 584 500 banorë ku pastaj si qytetët më të mëdha janë: Tampere, Turku, Oulu, Lahti, Jyväskylä, Pori, Kuopio etj.
Mirëse vini në Finland 2 (10) Provincat Finlanda nga vitet 1997 2009 është përbërë nga 6 provinca (fin: läänit). Autoriteti provincial ishte pjesë ekzekutive e degës së qeverisë qendrore, nuk zgjidhej drejtpërdrejt. Sistemi u krijua në vitin 1634, dhe përbërjen e tij e ndryshuan në mënyrë drastike me1997, kur numri i provincave u reduktua nga 12 në 6. Provincat u hoqën krejtësisht më 1 janar 2010. Tani 6 agjencitë rajonale të administratës shtetërore, (përveç qeverisë së Åland), janë kryesisht përgjegjëse për zbatimin e ligjit: Etelä-Suomi, Itä-Suomi, Lounais-Suomi, Länsi- ja Sisä-Suomi, Pohjois-Suomi, Lappi. Nga këto Lounais-Suomi dhe Länsi- ja Sisä-Suomi mbulojn provincën e vjetër Länsi-Suomi ndërsa tani Pohjois-Suomi është emruar nga provinca Oulu. Finlanda ka 19 regjione (fin: maakunta ndërsa para viti 2011 kanë qenë 20) dhe regjionet janë të ndara në 72 nën-regjione (seutukunta) ndërsa nën-regjionet janë të ndara në 336 komuna (kunta). Sipas programit të qeverisë, komunat finlandeze do t'i nënshtrohen reformave të gjera në vitet e ardhshme. Më 20 prill 2011, Shoqata finlandeze e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale paraqiti objektivat e veta për reformat. Shoqata ka propozuar që struktura e ardhshme komunale duhet të bazohet në konceptin e një komune të fortë, duke marrë parasysh dallimet rajonale. Regjioni Qendra Banorë Sipërfaqe km² Dend. km² Ahvenanmaa Maarianhamina 28 361 1 552,38 18,3 Etelä-Karjala Lappeenranta 133 249 5 612,82 23,7 Etelä-Pohjanmaa Seinäjoki 193 735 13 443,76 14,4 Etelä-Savo Mikkeli 153 715 13 977,34 11 Kainuu Kajaani 81 232 21 501,14 3,78 Kanta-Häme Hämeenlinna 175 253 5 199,76 33,7 Keski-Pohjanmaa Kokkola 68 504 5 018,54 13,7 Keski-Suomi Jyväskylä 274 409 16 703,97 16,4 Kymenlaakso Kouvola 181 775 5 147,78 35,3 Lappi Rovaniemi 183 318 92 661,60 1,98 Pirkanmaa Tampere 491 743 12 446,25 39,5 Pohjanmaa Vaasa 179 140 7 750,08 23,1 Pohjois-Karjala Joensuu 165 869 17 762,59 9,34 Pohjois-Pohjanmaa Oulu 397 964 35 507,45 11,2 Pohjois-Savo Kuopio 248 143 16 768,48 14,8 Päijät-Häme Lahti 202 204 5 124,63 39,5 Satakunta Pori 226 537 7 957,11 28,5 Uusimaa Helsinki 1 550 362 9 096,36 170 Varsinais-Suomi Turku 467 245 10 660,73 43,8 Qëllimi i shoqatës është që, në vitin 2017, sa më shumë komuna të mundëshme të bëhen të forta në mënyrë që të mund të sigurojnë ofrimin e shërbimeve sociale dhe mund të krijojnë parakushte për rritjen e vitalitetit dhe zbatimin e demokracisë brenda komunës. Megjithatë, shoqata konsideron se faktori kryesor është njohja e dallimeve rajonale. Kryeqyteti Helsinki dhe komunat e saj fqinjë, rajonet urbane dhe rajone të tjera kanë nevojë për versione paksa të ndryshme të komunës së fortë. Kjo është edhe njëra nga arsyet ku viteve të fundit numri i komunave është zvogluar sepse disa komuna të vogla janë bashkuar me një komunë të përbashkët me qëllim të krijimit të një komune më të fortë. Në vitet e ardhëshme do të ketë edhe ndryshime të tjera ku shumë komuna të vogla do ta ndjekin të njëtin sistem.
Mirëse vini në Finland 3 (10) Historia Sa i përket historisë Finlanda nuk ka pasur ndonje emërtim të posaqem por historia e saj lidhet ngusht me historin e shtetëve skandinave dhe deri në vitin 1808 ka qenë e administruar nga Suedia ndërsa prej 1808-1917 ka qenë krahin e Rusisë. Pas revolucionit bolshevik në Rusi kjo krahinë shpallet e pavarur dhe zyrtarisht me 6 dhjetor 1917 Finlanda njihet si shtet i pavarur nga Rusia dhe sot e kësaj dite, dita kombëtare e Finlandës festohet me 6 dhjetor dhe ka një rëdësi të veqant ku presidenti i vendit organizon një mbrëmje duke ftuar në pallatin e tij personalitete të cilat kanë treguar një sukses gjatë vitit duke përfshire sportist, këngëtar dhe fusha tjera ku në ketë mbrëmje gjithmonë janë të ftuar ambasadorët e vendëve tjera në Finland si dhe plotikan të ndryshëm. Si rast i veqant për ne mund ta përmendin edhe ftesën e kosovarës Fatbardhë Hetemaj e cila ka qenë e ftuar në vitin 2009 për sukseset e saj që ka arritur në shoqërin finlandeze rreth sukseseve të saja si një emigrante. Arti dhe Kultura Nganjëherë keni nevojë për të shkuar përtej muzeve të mëdha për ti gjetur thesarët e vërteta, duke u ndalur në shtëpinë e një muzikanti të njohur, artisti, arkitekti apo hero kombëtar. Në zonën metropolitane të Helsinkut gjendën një numër i madh i muzeve të artistëve finlandez dhe më posht ne kemi zgjdhur një list nga më të njohurit. Muzeu Gallen-Kallela: kështjella si shtëpi dhe studio e Akseli Gallen-Kallela (1865-1931), një nga piktorët dhe artisti grafik më i njohur në Finland. Didrichsen Art Museum: Themeluar nga biznismeni danez Gunnar Didrichsen (1903-1992) dhe gruaja e tij Marie-Louise (1913-1988). Ky muze bartë një nga koleksionet më interesante private të artit modern në Finlandë, duke përfshirë artistët finlandeze si dhe gjithashtu Picasso, Kandinsky, Léger, Miro, Moore, Giacometti etj. Aalto House: Ish shtëpia dhe studio e arkitektit dhe dizajnerit të njohur ndërkombëtarisht Aalto Alvar (1898-1976) ofron një kënaqësi për të gjithë të interesuarit në stilin e tij funksionaliste apo një mundësi për të shikuar jetën e arkitektit më të famshme të Finlandës. Halosenniemi Museum: Studio shkretëtira dhe shtëpia e piktorit finlandez Pekka Halonen (1865-1933) tregon jetën dhe veprën e këtij artisti të dashur të epokës së artë Ainola: shtëpia e kompozitorit më të madh në Finland dhe familjës së tij, Jean Sibelius (1865-1957). Mannerheim Museum: Ish shtëpia e Carl Gustaf Mannerheim Emil (1867-1951), i cili shërbeu si udhëheqës ushtarak dhe president i Finlandës, tani vepron si një muze. Disa webfaqe të muzeve Gallen-Kallela Museo www.gallen-kallela.fi Didrichsen www.didrichsenmuseum.fi Halosnniemi www.halosenniemi.fi Ainola www.ainola.fi Mannerheim Museo www.mannerheim-museo.fi Villa Gyllenbergs www.gyllenbergs.fi Bordi kombëtar i gjërave antike www.nba.fi Muzetë në Finland www.museot.fi
Mirëse vini në Finland 4 (10) Kultura finlandeze kombinon trashëgiminë autoktone, të përfaqësuara si për shembull nga gjuha e vendit e cila rrjeth nga familja ugro-finno, dhe sauna, me kulturë të përbashkët nordike dhe evropiane. Familja e gjuhëve ugrofine flitet pothuajse nga 25 milion e popullatës në mbarë botën ku pjesë të kësaj gjuhe janë estonishta, hungarishta etj. Për shkak të historisë së saj dhe pozitës gjeografika Finlanda ka qenë e ndikuar edhe nga njerëzit baltik, gjerma si dhe nga fuqitë dominuese Suedia dhe Rusia. Në Finland ende ka dallime kulturore midis rajoneve e sidomos dallimet e vogla në theks apo dialektin lindor dhe perëndimor. Pakicat, disa prej të cilave gëzojnë një status të njohur nga shteti, të tilla si Sami, finlandezët suedisht-folës, rome, jaudi dhe tatar, kanë ruajtur karakteristikat e veta kulturore. Shumë finlandez janë të lidhur emocionalisht me fshatrat dhe natyrën, ndërsa urbanizimi në shkallë të madhe është një fenomen relativisht i kohëve të fundit. Jeta familjare finlandeze kuptohet zakonisht të përqëndruara në familjen bërthamore, sesa familje e zgjeruar. Zakonisht, në familjet kanë nga një ose dy fëmijë. Tradicionalisht, burrat ishin fituesit e pagave dhe gratë qëndronin në shtëpi dhe kujdeseshin për fëmijët. Megjithatë, që nga lufat e dytë botërore, rolet gjinore kanë ndryshuar. Sot, si burrat ashtu dhe gratë punojn dhe kanë të ardhurat e veta. Barazia gjinore që ka pothuajse shkallën më të lartë në botë ka ndikuar që kujdesi ndaj fëmijëve të jetë i barabartë. Edhe pse nënat në disa raste nuk mund të zëvendësohen, edhe burrat kanë të drejtë të marrin së paku një vit pushim për kujdesin ndaj fëmijës. Divorci në Finland ka një shkallë të lartë duke shkuar deri në 51 % nga martesat në Finland. Ndikimi i këtyre fenomeneve shoqërore ka bërë që shumë finlandez të jetojn edhe në formën e bashkëjetesës (pa martesë). Pushimet në Finland janë të ngjashme me kalendarin e krishterë perëndimore dhe traditat protestante. Ndër festat më të njohura është Juhannus në fund të qërshorit (mesi i verës finlandeze) ku shumica e finlandezëve gjatë kësaj feste kalojn fundjavën nëpër shtepitë e tyre verore apo me qira dhe si traditë me një zjarr të madhë në mesnatë festohet kjo festë. Duke mos i anashkaluar edhe festën e pashkëve dhe 1 majin (ditën e puntorëve që në fin. e quajn Vappu), krishtlindjët (fin. Joulu) është ndër festat më të rëndësishme për finlandezët. Zakonisht në prag të krishtlindjeve bëhet edhe dhënja e dhuratave me një vizitë nga babadimri (Joulupukki Santa Claus). Gjatë kësaj feste finlandezët mburrën pasi Santa Claus thuhet se ka përardhjën nga Finlanda dhe vendi në të cilin ndodhet ky fshat (në veri të Finlandës) vizitohet nga shumë turistë të huaj si dhe dergohën me mijëra kartolina nga fëmijët e gjithë botës duke shprehur dëshirat e tyre për dhuratat e krishtlindjëve. E veqant në këtë festë mirret edhe gatimi i ushqimeve tradicionale finlandeze dhe bashkimi familjar ku shumica e fëmijëve që nuk jetojn me prindërit, në këto ditë të gjithë mblidhën së bashku. Gjeografia Finlanda shtrihet në pjesën veriore të Evropës e kufizuar me Suedinë (pjesa perëndimore me 614 km), Norvegjinë (pjesa veriore me 726 km) dhe Rusinë (pjesa lindore me 1340 km), gjithashtu ka dalje në gjirin e Botnisë (Bothnia) në perëndim që e ndan nga Suedia dhe gjirin e Finlandës në jug që e ndan nga Estonia. Åland (ishujt Aland) gjendet në pjesën jug-perëndimore të Finlandës me kryeqytetin Mariehamnin dhe ka një sovranitet të gjerë nga Finlanda ku 91 % e popullatës e flasin gjuhën suedeze. Sipërfaqja e Finlandës është 338 145 km² (304 473 km² tokë dhe 33 672 km² ujë), sipas statistikave llogaritet të jetë vendi i 8 në Evropë për nga madhësia e territorit ku prej tyre 69 % e sipërfaqës është e mbuluar me male, 10 % ujë, 8 % tokë pjellore, 3 % ndërtesa banimi dhe pjesa tjetër me moqale.
Mirëse vini në Finland 5 (10) Finlanda zenë vendin e parë në botë për nga numri i liqenjëve me mbi 65 000 liqenjë të mdhenjë dhe afër 120 000 jane të vegjël me madhësi mbi 500 m2. Liqeni më i madh është Saimaa rreth 4 400 km² i cili llogaritet edhe si liqeni i 5-të në Evropë për nga madhësia. Finlanda është një vend i kontrasteve interesante, të tilla si katër stinët e vitit, dielli në mesnatë dhe errësira e dimrit, vendet urbane dhe rurale etj. Si ju duket nga avioni, përshtypja e parë që ju mund të keni është se ka shumë pyje me liqene të shumta dhe qytete të vogla në mes. Kjo është një lloj surprize kur arrini në në Helsinki për të parë se aeroporti është aq moderne dhe efikas. Jo një arush polare në horizont. www.visitfinland.com Kjo është me të vërtetë e mahnitshme se çdo sezon sa unik mund të jetë. Katër herë në vit, natyra ndryshon uniformen e saj plotësisht - ngjyra, drita, temperatura, tingujt dhe erën. Çdo gjë ndryshon në një mënyrë të tillë që shumë rrallë ndodh në vendet tjera.
Mirëse vini në Finland 6 (10) Popullsia Kqyeqyteti i Finlandës është Helsinki me mbi 584 500 banorë ku pastaj si qytetët më të mëdha janë: Tampere, Turku, Oulu, Lahti, Jyväskylä, Pori, Kuopio etj. ndërsa dendësia më e madhe e popullsisë shtrihet në pjesën jugore të Finlandës përkatësisht në regjionin Uusimaa që përfshin komunat Helsinki, Vantaa, Espoo etj pastaj si zonë me dendësi të madhe është komuna e Turkut. Popullsia e Finlandes llogaritet rreth 5 410 000 (2012). Në Finland fliten dy gjuhe zyrtare, finlandishta 92 % e popullates, suedisht 5,6 % dhe 2,4 % minoritetet tjera (Sami, Ruset, Romët). Në bazë të statistikave zyrtare, në Finland jetojn më pak se 200 mijë të huaj. Numri më i madh vjen nga Estonia, Rusia, Suedia, Somalia, Kina, Tajlanda, Turqia, Gjermania, India, Kosova etj. Struktura e moshës së popullsisë dallon nga ajo e vendeve të evropës jugore ku 16 % e përbëjn nën moshën 15 vjeqare, 65 % nga 15-65 vjet dhe rreth 20 % e popullatës është mbi moshën 65 vjeqare ndërsa nataliteti ësht shumë pak më i lartë se mortaliteti me një shkallë përafërt 10 në 1000. Komuna Banorë Helsinki 601,035 Espoo 255,121 Tampere 215,315 Vantaa 204,545 Turku 179,529 Oulu 145,256 Jyväskylä 131,997 Lahti 102,358 Kuopio 97,552 Kouvola 87,592 Përshkak të plakjës së popullsisë, qeveria planifikon të bën disa reforma në ruajtjen e tregut të punës duke bërë propozime për hapjen e tregut të punës edhe për të huajt. Qeveria Administrimi shtetërore Administrata shtetërore e Finlandës është bazuar në tre faktorë: Finlanda është një republikë sovrane. Kompetencat e shtetit në Finlandë janë dhënë në njerëz, të cilët janë të përfaqësuar në Parlament. Një sistem gjyqësor, të pavarur nga fuqia shtetërore dhe institucionet tjera, siguron që të gjithë janë të barabartë para ligjit Sistemi ekonomik i Finlandës është i bazuar në një ekonomi tregu Në Finland, si në vendet e tjera nordike, detyra kryesore e administratës publike është të kujdeset për pjesën kryesore të shërbimeve të mirëqenies për qytetarët, të tilla si, edukimi, kujdesi shëndetësor dhe çështjet sociale. Struktura administrative e Finlandës përbëhet nga organet e larta shtetërore (Parlamenti, Presidenti, Qeveria), gjykatat e pavarura të ligjit, administratës shtetërore qendrore dhe administratat tjera publike. Administrata shtetërore përbëhet nga administrata shtetërore qendrore, administratës rajonale dhe administrata shtetërore lokale. Agjencitë shtetërore që janë të financuara tërësisht apo pjesërisht nga buxheti i shtetit punësojn rreth 84 000 punonjës. Nga këto, rreth 4 500 punojnë në ministri të ndryshme. Administratat tjera publike përfshijnë, qeveria lokale, administrimin kishtar i vetë-qeverisjes dhe administrata publike jo të drejtëpërdrejta. Komunat kanë vetë-qeverisjes. Ato me ligj kanë të drejtë për të vendosur mbi çështjet nën juridiksionin e tyre. Ishulli Åland si vetë qeverisës është i bazuar në një ligj të veçantë. Autoritetet lokale dhe rajonale të nivelit shtetëror bashkëpunojnë me organet e qeverisjes vendore.
Mirëse vini në Finland 7 (10) Administrata publike jo të drejtpërdrejta i referohen organizatave të pavaruara të njohura me ligj (për shembull, Kela, Banka e Finlandës, Qendra për pylltari, universitetet etj), agjencitë, OJQ-të, fondet e besimit dhe personave individual që kanë një mandat ligjor për të kryer detyra publike, psh. inspektorët e peshkimit dhe kafshëve. Më poshtë kemi përgatitur një diagram të administrimit publik: Organet më të larta të qeverisë: Parlamenti, Presidenti i Republikës, Qeveria Gjykatat e ligjit Aktivitet e bizneseve shtetërore Qeveria qendrore: ministritë dhe agjencitë Administrata regjionale Komunat Institucionet tjera vetë-qeverisëse: ishujt Åland, kishat, universitetet Administrimi pubkik jo i drejtëpërdrejt Administrata shtetërore lokale Autoritetet e përbashkëta Qeveria e Finlandës Që nga pavarësia e saj në vitin 1917, Finlanda ka pasur 72 qeveri, 42 kryeministra dhe më shumë se 560 ministra. Qeveria që ka shërbyer më së gjati ka qenë ajo e kryeministrit Paavo Liponen, ku qeveria ka mbetur në detyrë për 1.464 ditë. Johannes Virolainen shërbeu si ministër për 6169 ditë, periudha më e gjatë nga të gjithë ministrat. Emërimi dhe organizimi i qeverisë Kryeministri zgjidhet nga parlamenti dhe më pas zyrtarisht emërohet në detyrë nga presidenti i republikës. Presidenti emëron ministrat e tjerë në pajtim me propozimin e kryeministrit. Para se kryeministri është i zgjedhur, grupet e përfaqësuara në parlament negociojë për programin politik dhe përbërjen e qeverisë. Mbi bazën e këtyre negociatave, dhe duke dëgjuar pikëpamjet e kryetarit të kuvendit, presidenti informon kuvendin për kandidaturën për kryeministër. Kandidati zgjidhet kryeministër në qoftë se mbështetet nga më shumë se gjysmën e votave të hedhura në një votim të hapur në kuvend. Ministrat e qeverisë janë emëruar me një letër të hapur të emërimit nga presidenti i republikës. Ministrat duhet të jenë shtetas finlandez, të njohur për integritetin e tyre dhe aftësinë për të shërbyer. Presidenti i republikës pranon, sipas kërkesës, dorëheqjen e qeverisë si një e tërë ose të një ministri individual. Edhe në qoftë se nuk bëhet ndonjë kërkesë, presidenti mund në çdo rast të shkarkojë qeverinë e tërë apo një ministër individual nëse ata nuk gëzojnë besimin e parlamentit. Me propozimin e kryeministrit, presidenti gjithashtu mund të pranojë dorëheqjen e një ministri për disa arsye të tjera.
Mirëse vini në Finland 8 (10) Ekonomia Finlanda ka një ekonomi të zhvilluar, të tregut të lirë më të ardhura për kokë banori rreth 35 000 ku llogaritet me shtetet më të zhvilluara në botë. Sektori më i zhvilluar i ekonomisë është shërbimi 65.7 %, fabrikat dhe rafinerit 31.4 % ndërsa prodhimi primar 2.9 %. Industria më e madhe është elektronika 21.6%, makineri transporti dhe produkte tjera inxhinjerike nga metali 21.1 %, prodhimet e drurit 13.1%, prodhimet kimike 10.9 % etj. Në një krahasim të OECD-së në vitin 2004, prodhimi i teknologjisë së lartë renditej i dyti në botë, pas Irlandës. Sidoqoftë, shërbimet e diturisë intensive u renditën më të voglat dhe sektorët e rritjes së ngadalshme, sidomos agrikultura dhe teknologjia e ulët, u renditën të dytat. Investimet ishin më të vogla se që ishte parashikuar. Një numër i konsiderueshëm i inxhinierëve të trajnuar dhe profesionistë të tjerë banojnë në Finland, duke prodhuar kështu kompani lidere në Botë. Indeksi i Lirisë Ekonomike duke e renditur atë në vendin e 16të në Botë dhe të 9-tin në Evropë tregon se sa e lirë është ekonomia e Finlandës, edhe pse taksat ndikojnë negativisht. Kurse sektori i prodhimtarisë është një ndër më eficientët në Botë. OECD tregon se sektori i shërbimit mund të përfitojë shumë nga përmirësimet politike. Raporti i Forumit Ekonomik Botëror, i bazuar në sondazhet e opinionit, e ka renditur Finlandën si vendin me konkurrencën më të madhe në Botë. Ndikimet e krizës financiare globale si dhe të Eurozonës nuk kan ndikuar aq shumë në ruajtjen e stabilitetit ekonomik. Sistemi i mirëfillt i tatimi, dhe shkalla e tij edhe pse është një ndër më të lartat në Evropë, ndikon pozitivisht në ruajtjen e stabilitetit ekonomik apo përkatsisht buxhetin shtetëror. Finlanda është edhe një ndër vendet më inovative në botë. Kualiteti i lartë i prodhimeve finlandeze renditet në rankun më të lartë botëror. Siq e dini, Nokia me prodhimet e telefonave mobil ka qenë për shumë vite lideri kryesor në botë. Ekzistojn edhe shumë ndërmarrje tjera që kanë shtrirje të madhe nëpër tërë botën por ne më posht kemi renditur vetëm disa prej tyre. Finlandezet kanë zhvilluar disa projekte të mëdha softverike siq jane: 1. Sistemi operativ Linux (Linus Torvalds nga Finlanda zhvilloi softuerin e parë Linux kernel në vitin 1991) 2. IRC-Internet Relay Chat ( ka kuptimin e transmetimit të bisedave përmes Internetit të cilin e zbuloi studenti finlandez nga Universiteti i Oulus, Jarkko Oikarinen në vitin 1988 ku ky softver ka qenë shumë i popullarizuar në vitet e 90-a) 3. Kompania e njohur e antiviruseve F-Secure e cila e ka bazen në Finland 4. Rovio ( prodhuesi i lojës më të famshme në botë Angry Bird) Ekzistojn edhe shumë ndërmarrje tjera më të vogla të cilat prodhojn pjesë të ndryshme me kualitet shumë të lartë për gjigantët më të mëdhënjë në botë. Lista e ndërmarrjeve finlandeze në tregun botërore Nokia www.nokia.com Stora Enso (prodhimi i letrës, nr.1 në botë) www.storaenso.com Neste Oil (rafineri) www.neste.fi UPM Kymmene (prodhimi i letrës) www.upm.com STX Europe (ndërmarrje norvegjeze me bazë në Finland ku benë prodhimin e anijeve më të mëdha në botë) www.stxeurope.com KONE (Fabrik e njohur për prodhimin e ashensorëve, dyerve etj www.kone.fi Ky ishte vetëm një prezantim i shkurtër rreth ekonomis finlandeze dhe shpresojm së shpejti do t'ju sjellim informacione të reja.
Mirëse vini në Finland 9 (10) Transporti Ajror Finlanda ka një nga rrjetet më të rregulluara ajrore dhe më të lira në Europë, me aeroportet në të gjithë vendin, duke përfshirë edhe në veriun e largët. Çmimet e ulëta janë si arsye e konkurencës dhe liberalizimit të tregut. Kompania më e madhe ajrore që operon nga Finlanda në të gjitha destinacionet e botës është Finnair www.finnair.com ndërsa si kompani tjera të mëdha janë edhe Lufthansa, SAS, Turkish Airlines, Air Berlin, Norwegian etj. Për fluturime të brendshme janë disa lloje të biletave të lira ku shumica e fluturimeve operohet nga Finnair dhe Blue1. Aeroporti më i madh që ka edhe lidhjet ndërkombëtare është Helsinki Vantaa Airport i cili menagjohet nga Finavia www.finavia.fi. Shërbimet në këtë aeroport janë ndër më të mirat në botë ku shpesh renditet në listën e 10 më të mirëve. Transporti nga aeroporti deri në qendër të Helsinkut ka një distancë prej 20 km dhe zakonisht bëhet me taksi apo me autobus duke përfshirë edhe qytet tjera me një rrjet shumë efikas dhe transparent. Për momentin është duke u punuar në ndërtimin e rrjetit të trenit i cili do të lëshohet në funksionim në vitin 2014. Stabilizimi i tregut dhe rrjeti i mirë ajror bën që edhe konkurenca në çmimin e biletave të ndryshoj duke filluar nga ato më të lirat e deri tek klasat më të larta. Përveq rezervimit të biletave përmes agjensioneve turistike, viteve të fundit shërbimet përmes internetit janë shumë të përsosura dhe më të lira ku shumica e ndërmarrjeve ofrojn pagesat online (me kartela të thjeshta Visa Electron, shërbimi e-banking) si dhe përmes kartelave të kreditit (Visa, Master Card etj). Sugjerim: Ebookers jep opcionin e kërkimit brenda 6 ditëve nga data e zgjedhur duke ofruar tabelën me çmimet për secilin opcion prandaj kur ta zgjidhni datën e caktuar, rezervimin përfundimtar mund ta bëni tek www.vertaa.fi apo www.seat24.fi pasi aty ofrohet një çmim pakës më i ulët. Sistemi në Vertaa gjën rrjetin e ndërmarrjeve të ndryshme që ofrojn bileta duke i renditura nga më të lirat. Lista e disa webfaqeve www.ebookers.fi (En, Fin) www.verta.fi (Fin) www.seat24.fi (Fin) Treni, Autobusi dhe Anija Trenat finlandez janë të gjerë, të rehatshëm dhe të pastër. Peizazhi përgjatë linjave është i bukur, sidomos në pjesën lindore ku ka shumë liqenjë. Mundësitë e udhëtimit janë të hapura edhe gjatë natës. Menagjimin e sistemit hekurdhor e bën ndërmarrja publike që shkurt quhet VR www.vr.fi. Orari, rezervimi i biletave, dhe disa shërbimeve tjera ofrohet edhe përmes internetit. Në zonat në të cilat nuk arrihet përmes linjave hekurdhore zakonisht ofrohen linjat e autobusave. Rrjeti i autobusave është shumë funksional dhe i përshtashëm për të gjithë. Në të gjitha zonat ku veprojn lloje të ndryshme të linjave transportuese ekziston bashkëpunimi i cili kordinohet përmes një sistemi të përbashkët. Si shembull mund ta marrim në zonën metropoliane duke përfshirë komunat Helsinki, Vantaa dhe Espoo në të cilën ekzistojn pothuajse të gjitha llojet e transportit si treni, autobusi, metro, tramvaj, anije etj. Të gjitha këto mund të shfrytëzoni vetëm me një biletë edhe pse mund të ekzistojn linja të autobusave nga ndërmarrje të ndryshme (linjat e gjata të trenave nuk përfshihen në këtë sistem). Orarin, çmimet dhe informacionet tjera rreth këtyre tri komunave mund ti shikoni përmes webafqës www.hsl.fi ku jipen opcione të ndryshme në të gjitha destinacionet brenda këtyre regjioneve, me kualitetin ndër më të përsosurin në botë. Për linjat e gjata me autobusa, informacione më të gjëra mund të gjeni nga ndërmarrja private Matkahuolto www.matkahuolto.fi
Mirëse vini në Finland 10 (10) Disa linja të anijeve të cilat lidhin ishujt (shembull ishulli Suomenlinna në Helsinki) janë pjesë të sistemit të përbashkët ndërsa ekzistojn edhe ndërmarrje private të cilat ofrojn shërbime të ndryshme për shëtitje me anije. Një ndër shërbimet transportuese dhe shumë interesante për emigrantët të cilët vendosën të jetojn në Finland është edhe sistemi i anijeve private të cilat lidhin linjat detare ndërmjet Finlandës, Suedisë, Estonisë Gjermanisë dhe Polonisë. Më të njohurat janë sistemi i linjave ditore Helsinki Stockholm, Helsinki Tallinn dhe gjithashtu edhe nga qyteti Turku. Linjat nga Helsinki për Tallinn janë disa herë në ditë dhe ofrohen nga ndërmarrje të ndryshme. Ndër kompanitë më të mëdha që ofrojn këto linja janë: Vikin Line www.vikinline.fi Silja Line www.tallinksilja.com Eckerë Line www.eckeroline.fi Finnlines www.finnlines.com Shoqëria Finlanda ka një shoqëri moderne dhe mendje-hapur. Shumica e njerëzve janë mirë të arsimuar dhe gëzojnë një standard të lartë të jetesës, si dhe liri të mjaftueshme që të jenë në gjendje të planifikojnë jetën e tyre ashtu siq e shohin vetë. Megjithatë, si në vendet e tjera të mëdha industriale, edhe shoqëria finlandeze po përballet me sfidën e zgjidhjes së problemeve të tendencave demografike, në veçanti në plakjen e shoqërisë. Shumica e njerëzve kanë trajnim të mirë profesional, një standard të lartë të jetës në kushtet ndërkombëtare dhe fushë të përshtatshme për formësimin e jetës së tyre personale. Burimet Webfaqja zyrtare e turizmit www.visitfinland.com Portali: This is Finland www.finland.fi Portali publik i Finlandës www.suomi.fi Autor: Faton Krasniqi Tetor, 2012